Përhapja e sëmundjes së lëkurës së bagëtive, Nikollovski: Patjetër të ketë përgjegjësi institucionale

“Kjo fotografi e trishtuar për gjendjen katastrofale dhe pasojat e zgjerimit të sëmundjes së lëkurës te bagëtive në Maqedoni”, deklaroi ish zëvendësministri teknik i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Lupço Nikollovski, duke shtuar se fondi për bagëti çdo ditë zvogëlohet, fermerët janë përpara falimentimit, ndërkaq shteti nuk ua paguan dëmshpërblimin për bagëtitë e vrara, njofton Portalb.

Fotografia të cilës i referohet Nikollovski, siguruar nga LSDM.
Fotografia të cilës i referohet Nikollovski, siguruar nga LSDM.

“250.000 vaksinat e famshme, tanimë më 3 muaj vonojnë në shtet. Tregu i bagëtive është i mbyllur. Gabimet që i kanë bërë institucionet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, tregojnë politikën katastrofale të VMRO – DPMNE-së. Mu këto gabime të institucioneve në fjalë, do të sjellë deri në përgjysmimin e numrit të bagëtive  dhe zvogëlimin e sasisë së qumështit dhe mishit”, tha Nikollovski.

Nikollovski shton se për shkak të përhapjes së sëmundjes së lëkurës, janë vrarë shumë bagëtië dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi institucionet përkatëse. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button