Sulm me bombë në Liban, disa të vdekur

Në sulmin vetëvrasës të organizuar në qytezën libaneze El-Kaa në kufirin me Sirinë, sipas të dhënave të para mësohet se gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka siguruar nga burimet e spitalit, në qendrën e qytezës El-Kaa të Libanit në kufi me Sirinë dhe në afërsi të pikës doganore janë organizuar katër sulme vetëvrasëse të njëpasnjëshme. Sipas informacioneve të para, njoftohet se gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë kanë ngelur të plagosur.

Ndërkaq, në deklaratën e burimeve policore, bëhet e ditur se numri i të vdekurve është pesë, ndërsa të plagosur janë 15, prej të cilëve tre më rëndë, në mesin e të cilëve kishte ushtarë dhe civilë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se sulmet janë organizuar në intervale prej dhjetë minutash njëri pas tjetrit. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Dy javë më parë në afërsi të Rrugës Hamra në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ishte organizuar sulm me auto-bombë dhe si pasojë dy persona ishin lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button