Ipçja: Do rikonstruojmë të gjitha institucionet shëndetësore ku banojnë shqiptarët

Ministria e Shëndetësisë (MSH) gjatë vitit 2014 pritet të rikonstruojë të gjitha institucionet publike shëndetësore nëpër vendbanimet me shumicë shqiptare, tha për Portalb, Nasuf Ipçja, sekretar shtetëror në MSH.

‘Prioritetet e vitit 2014 janë të shumta, janë projekte në vazhdimësi që kërkojnë më shumë kohë për realizim. Në kuadër të projektit të madh për rikonstruim rrënjsor të 20 institucioneve publike shëndetësore theks i veçantë do të vihet në rikonstruimin e të gjitha institucioneve publike shëndetësore në mjedise ku gravitojnë shqiptarë’ i numëroi premtimet, Ipçja.

Ministria e shëndetësisë gjatë vitit që e lëmë pas ka realizuar një numër të madh projektesh duke u nisur nga rikonstruimi i shumë institucioneve shëndetësore, punësime të reja, projekti termini im dhe të ngjashme, tha mes tjerash Ipçja, duke premtuar se punësimet e shqiptarëve në sektorin publik shëndetësorë nuk ndalen këtu.

‘Vetëm vitin e kaluar janë punësuar rreth 800 persona duke u bazuar në kërkesat e Marrveshjes së Ohrit. Punësime do të ketë edhe në vazhdim duke bërë që përfaqsimi i shqiptarëve të kalojë 25%. Do të vazhdojmë trajnimin e personelit mjekësor, ndërsa një pjesë e mjekve të pranuar do të shkojnë në specializime jashtë vendit’ tha ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button