Xherdani: Vështirë të gjej dashurinë e jetës

Superylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se ai e ka ekstrem shumë të vështirë të gjejë dashurinë e jetës së tij.

Futbollisti shqiptar ka kohë që është beqar, përkundër statusit të tij prej futbollisti të kalibrit botëror dhe një statusi shumë të mirë financiar të ka krijuar.

Duket se djaloshi nga Zhegra e Gjilanit është në pritje të vajzës së ëndrrave, e cila ka mundësi të mëdha që të jetë shqiptare për shkak të lidhjes së tij me vendin ku ka lindur, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë i angazhuar pas futbollit, e sidomos kohëve të fundit po merrem më shumë me sponsorët. E kam të vështirë të gjej dashurinë e jetës për shkak të kësaj, por natyrisht se mendoj që të krijoj familje”.

“E rëndësishme është që ajo t’i respektojë prindërit dhe të jetë nënë e mirë, e më pas të shikojmë…”, ka thënë Xherdani në emisionin Personlich bei Claudia Lasser.

Lajme të ngjashme

Back to top button