Në aksidentin Gjakovë-Klinë, humbën jetën dy femra, 23 e 32 vjeçare (Foto)

Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë, kanë humbur jetën dy persona. Sipas një komunikate të dërguar, policia bënë të ditur që personat që kanë vdekur janë ngasësi i veturës dhe një pasagjer nga po i njëjti automjet, njofton Klan Kosova.

Personat që kanë ndërruar jetë në këtë aksident janë të gjinisë femërore: I.P, 32 vjeçare si dhe D.P, 23 vjeçare, të cilat të dyja janë shqiptare nga Gjakova.

Deri tek aksidenti ka ardhur derisa dy automjete udhëtarësh ishin në lëvizje në drejtime të kundërta dhe për një moment në mes të rrugës përplasen mes vete.

Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur edhe tre persona, ku me urdhër të prokurorit të shtetit ngasësi i automjetit tjetër mbahet i hospitalizuar nën mbikëqyrjen e policisë.

download-2-1 download-5-1-690x380

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button