Vetëm 163 mijë euro për universitetin “Nënë Tereza”

Buxheti i universitetit “Nënë Tereza” për vitin akademik 2016-2017 do të jetë vetëm 10 milion denarë. Këto janë shifrat që janë paraparë në rishikimin e buxhetit qendror. Duke qenë një institucion i sapo formuar, në plani‐kimin e buxhetit të vitit 2016, “Nënë Tereza” paraqitet për herë të parë dhe nuk ka të ardhura tjera as nga aktivitete vetëfinancuese, as nga huat apo donacionet, transmeton Alsat-M.

Ish ministri i arsimit Abdilaqim Ademi në dhjetor të vitit të kaluar, pati deklaruar se ministria i ka paraparë mjetet për përgatitjen e dokumentacionit dhe fillimin e punimeve dhe me këtë, ai kishte thënë se shpreson që deri në maj ose qershor të jetë i gatshëm projekti kryesor dhe më pas të hapet tenderi për ndërtimin e objektit. Ademi tha se për tërë projektin do të ndahen rreth 20 milion euro dhe pjesërisht do të jetë gati deri në shtator.

LEXO: “Nënë Tereza” do të fillojë vitin akademik në objektin e ish Bankës Komerciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button