Daçiq s’ka qejf të takohet me Thaçin para 21 janarit

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq thotë se ende nuk është caktuar data e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, porse nuk ka dëshirë që kjo të ndodhë para 21 janarit.

“Javën e ardhshme vazhdojnë takime e grupeve punuese në dialogun Beograd – Prishtinë e tani vendimtare është formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe hartimi i statutit të tij”, ka thënë Daçiq për medie serbe.

“Shikoni ka probleme rreth konstituimit të Asociacionit të komunave serbe, duhet të themelohet, të arrihet statuti – tani ngadalë po vijmë te thelbi i problemit, ai që ndoshta askush nuk e ka kuptuar – tani çështje kryesore po bëhet Asociacioni.

Ikthemi temës nga pavarësia tek Asociacioni dhe do ta vazhdojmë këtë lloj bisede”, ka thënë Daçiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button