Tensione në Turqi, flet presidenti

Në mes të skandalit të korrupsionit, që ka përfshirë qeverinë e Erdoganit presidenti turk Gyl beri thirrje për respektimin e parimeve kushtetuese.

“Ne duhet të qëndrojmë larg të gjitha qëndrimeve e sjelleve që mund ta dëmtojë shtetin tonë demokratik kushtetues”, paralajmëroi kreu i shtetit turk në mesazhin e Vitit të Ri.

Ndërsa udhëheqja politike mund të ndryshohet vetëm përmes zgjedhjeve demokratike, gjyqësori është përgjegjës për të gjitha kontestet juridike,- thote Deutsche Welle. Asnjë institucion s’mund të pretendojë të dalë mbi rregullat e Kushtetutës, tha presidenti turk. Edhe pse eshte aleat politik i Rexhep Taip Erdoganit, qendrimet e tij jane shume me liberale se ato te Kryeministrit konservator islamik, transmeton TCH.

Në fjalën e tij Gyl nuk u shpreh drejtpërdrejtë lidhur me skandalin e korrupsionit, i cili ka tronditur qe nga mesi i dhjetorit qeverine e ka cuar në dorëheqjen e tre ministrave. Hetimet e prokurorisë janë fokusuar në dhënien e ryshfeteve të paligjshme për leje ndërtimi dhe në shkeljen e sanksioneve tregtare ndërkombëtare kundër Iranit.

Kritikët e akuzojnë Erdoganin për pengim të hetimeve të drejtësisë mbi skandalin. Javët e fundit, sipas informacioneve të medias, në polici janë shkarkuar qindra funksionarë drejtues.

Që nga zbulimi i skandalit të korrupsionit prej “Partisë për Drejtësi dhe Liri” në pushtet (AKP) janë larguar gjashtë deputetë. Ata e argumentuan këtë hap me presionin, që Erdoani ushtron ndaj policisë dhe gjyqësorit në lidhje me aferën.

Megjithatë AKP vazhdon të ketë në parlament një shumicë të qartë.

Kryetari i qeverisë i sheh hetimet dhe arrestimet si fushatë, me të cilën shpifet kundër tij personalisht, kundër Qeverisë së tij dhe Turqisë.

Përkrahësit e Erdoganit dyshojnë kryesisht se prapa hetimeve të korrupsionit qëndron lëvizja e predikuesit islamik Fethullah Gylen, ndikimin e te ciles kreu i ekzekutivit ka kohe qe perpiqet ta kufizoje.

Lajme të ngjashme

Back to top button