Horoskopi ditor, e hënë 4 prill 2022

Dashi

Dukej se disa marrëveshje apo raporte me partnerin/en ishin të shëndosha, por kanë filluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Një dozë të theksuar ndikimi ka edhe Hëna në një orbitë negative. Beqarët do kenë plot takime dhe do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Kujdes me financat.

Demi

Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e njëjtë, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në dashuri. Beqarët me shumë mundësi do pikasin personin e duhur me të cilin mund të nisin edhe lidhje. Financat do jenë të qëndrueshme.

Binjakët

Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituara sepse mund të lëndohen. Financat e mira.

Gaforrja

Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës pozitive, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë, pasi Marsi dhe Merkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë marrëdhënien e të mos ju lenë të qetë. Beqarët do kënaqen edhe vetëm me flirtime dhe s’do kërkojnë lidhje. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju.

Luani

Nëse konstatoni se po kaloni një moment “magjik” me partnerin/en kjo i detyrohet ndikimit pozitiv të treshes Mërkur, Mars dhe Jupiter. Beqarët do kenë plot mundësi për njohje të rej, prandaj duhet të shfrytëzojnë takimet. Me shpenzimet tregoni kujdes.

Virgjëresha

Gjendja psikofizike jo e mirë për shkak të ndonjë sëmundjeje të stinës do bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër” me partnerin/en. Beqarët nuk duhet të kërkojnë gjëra të pamundura. Financat do jenë goxha delikate.

Peshorja

Disa nga projektet me partnerin/en do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar. Beqarët do jenë me fat dhe do mund të fillojnë një lidhje. Edhe në planin financiar gjërat do shkojnë mirë.

Akrepi

Përsëri protagonistë në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Beqarët do kënaqen edhe vetëm me takimet dhe nuk do duan gjëra të tjera. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë.

Shigjetari

Duket se pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do duhet të guxojnë, ndryshe do mbeten vetëm. Në planin financiar do jeni me fat.

Bricjapi

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju të dashuruarit, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Beqarët do kenë një takim mbresëlënës i cili do i largojë nga realiteti. Buxheti do jetë gjithë kohës i ekuilibruar.

Ujori

Nxitoni të mbaroni impenjimet që akoma ju mbajnë të lidhur me punën dhe mendoni të rregulloni raportet me njerëzit më të afërt tuaj, në mënyrë të veçantë ato me partnerin/en. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do preferojnë ndryshime. Me financat tregohuni më të organizuar.

Peshqit

Pozicioni i Hënës në shenjë vazhdon të jetë i pafavorshëm për ju të dashuruarit, prandaj jeni edhe të irritueshëm për hiç gjë. Sidoqoftë, dita pritet të jetë e mirë. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë. Në planin financiar gjërat po ecin mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button