Tifozët e Arsenalit në Emirates: Pranojeni Kosovën në UEFA

Tifozët e Arsenalit, që sipas të gjitha gjasave janë shqiptarë, kanë shpalosur në stadium banerin gjigant duke kërkuar që UEFA të pranojë Kosovën.

Arsenali e zhvilloi të mërkurën ndeshjen e parë të vitit 2014 ndaj Cardiffit dhe në rreshtet e para është vërejtur një baner i madh.

Në këtë baner u vërejt një mbishkrim, që bën thirrje që Kosova të pranohet në UEFA.

Nuk është hera e parë që Kosova merr përkrahjen e tifozëve të klubeve më të mëdha në botë.

Edhe në Allianz Arena është vërejtur një baner gjigant që bëri thirrje për pranim të Kosovës në institucionin më të lartë evropian të futbollit

Lajme të ngjashme

Back to top button