Duro: Ronaldo më i mirë, Januzaj të zgjedhë Shqipërinë

Nënkampioni i botës në garën e RedBull Street Style, Fabian Duro, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit, teksa i ka thënë edhe dy-tri fjalë për Adnan Januzajn.

Nënkampioni i botës në freestyle, Fabian Duro, ka folur për karrierën e tij por edhe për çështjen Januzaj për portalin sportiv Zyrtare.com, teksa sipas tij anësori i Manchester United duhet ta zgjedhë kombëtaren shqiptare.

“Nëse do të kisha mundësinë të flisja me të, do t’i thosha që patjetër të zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë, pasi është shqiptar. Është talent i madh dhe luan për një klub të madh si Manchester United”.

“Paratë nuk janë problem për të, pasi tani paguhet mjaft mirë aty dhe për këtë arsye duhet të zgjedhë Shqipërinë, pasi ndjenja që mund të marri kur shënon gol për fanellën tonë, nuk është e njëjta ndejnjë që mund të marrë kur shënon për ndonjë kombëtare tjertër, cilado qoftë ajo. Duhet patjetër të zgjedhë Shqipërinë”, theksoi Duro për Zyrtare.com

Më tej Duro theksoi se për të Cristiano Ronaldo është fitues i Topit të Artë, pavarësisht që Ribery ka fituar çdo trofe të mundshëm.

“Për mendimin timi personal, Topin e Artë këtë vit do ta fitojë Ronaldo, pasi ka bërë shumë dhe mendoj që ai e meriton”, përfundoi ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button