Përleshje mes palestinezëve dhe policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa

Në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor mëngjesin e sotëm ka ndodhur një konflikt mes besimtarëve palestinezë dhe policisë izraelite, ku si pasojë janë plagosur të paktën pesë palestinezë, konfirmon drejtori i Al-Aksas Omar al-Kiswani.

Kiswani për Anadolu Agency (AA), ka pohuar se përleshja ka ndodhur kur policia izraelite me “dhunë” kishte hapur portën nëpërmjet së cilës hynë vizitorët izraelitë dhe turistët në kompleks.

Incidenti i mëngjesit të sotëm është përshkruar si një ngjarje “pa precedent”, gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld tha se katër “palestinezë të maskuar janë arrestuar për shkak se kishin penguar vizitorët”. Rosenfeld ka shtuar se masat e sigurisë vazhdojnë të zbatohen si zakonisht.

Grupi i aktivistëve në Jerusalem Wadi Hilweg ka publikuar në rrjetet sociale pamjet të cilat tregojnë prani të dukshme të policëve të armatosur rreth kompleksit Al-Aksa, të cilët, sipas aktivistëve, gjatë konfliktit kishin përdorur plumba gome.

Për muslimanët, Al-Aksa paraqet vendin e tretë të shenjtë më të rëndësishëm, kurse në anën tjetër hebrenjtë besojnë se në atë vend dikur ndodheshin dy tempuj hebre. Prandaj, në këtë vend shpesh ndodhin konflikte mes grupeve fetare të cilat zakonisht përfundojnë me të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button