Shqiptari shpëton nga “e çmendura” falë policisë

Trazovaçja e njohur, Michelle Stephenson është bashkuar me vëllanë e saj vrasës pas hekurave të burgut. Ky është dënimi numër 165 për të.

Këtë herë, problematikja sulmoi një shqiptar në rrugë nën efektin e alkoolit.

Ndërsa vëllai i saj, Michael Stevenson është pas hekurave për vrasjen brutale të një 89-vjeçari, veteran lufte në shtëpinë e këtij të fundit në Newcastle.

Sulmi ndaj shqiptarit

28-vjeçarja, Michelle Stephenson bashkë me vëllanë tjetër të saj, janë dënuar për sulm ndaj një 36-vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur më 27 shtator të vitit të kaluar, ku shqiptari po shkonte për në shtëpinë e tij në Herxham House.

Stehphenson, i preu rrugën duke e akuzuar se ishte sjellë me pafytyrësi me vëllanë e saj, Marshall.

Prokurori, Paul Rowland thotë: “Ai i është përgjigjur se nuk është e vërtetë, por ajo ka nisur ta godasë në fytyrë si dhe Marshalli i është bashkuar asaj duke goditur shqiptarin.”

“Kjo gjë vazhdoi për disa minuta dhe më pas aty janë afruar një grup të rinjsh që kanë dëshmuar dhe për atë që ka ndodhur.”

Viktima është përpjekur të largohet, por ata e kanë ndjekur duke i hequr pulovrën duke e lënë të zhveshur. Shqiptari u shpëtua nga dy oficerë policie që ndodheshin aty pranë.

Stephenson, që më parë ishte dënuar 164 herë, u shpall fajtore për dhunë dhe është dënuar me tetë muaj burg.

Avokati i saj, Julie Clemitson tha: “Dëmtimet ishin shumë të lehta. Ajo ka qenë e varur nga heroina kur ishte e re ndërsa tani merr doza të vogla “methadone” (ilaç për dhimbje). Ndërsa vëllai i saj, 23 vjeç, u dënua me gjashtë muaj burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button