Porosi nga Avokati i Popullit me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura

­ Çdo vit , 26 qershori shënohet si Dita ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura, dita kur shënohet angazhimi për hulumtim sa më efikas të të gjitha formave të mundura të llojit të tillë të shkeljes së të drejtave të njeriut, theksohet në porosinë me shkrim të Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti.

Pikërisht në këtë ditë, siç shton, vendoset theks në nevojën nga lufta e vazhdueshme kundër torturës dhe veprimeve tjera të ashpra, jonjerëzore enënçmuese, sepse e njëjta është ablsolutisht e ndaluar dhe e palejuar pa dallim cili ka qenë qëllimi për shkak të të cilit është bërë. Me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura, me porosi u prononcua edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki­mun i cili publikisht porositi se: “E drejta është si kristal e qartë, tortura asnjëherë nuk duhet të zbatohet, në asnjë kohë dhe nën asnjë rrethanë, përfshirë edhe periudhën kur ekziston konflikt apo kur siguria kombëtare është në rrezik. Shprehim solidarizim dhe mbështetje për qindra mijëra viktima të torturës dhe familjeve të tyre nëpër botë”.

Në kontekst të Ditës për mbështetjen e viktimave nga tortura, këtë vit mbushen 10 vjet nga nënshkrimi i Protokollit fakultativ ndaj Konventës kundër torturës dhe llojit tjetër të veprimit të ashpër, jonjerëzor dhe nënçmues apo dënimit (OKPAT), të cilin e nënshkroi edhe Republika e Maqedonisë.

Me ligjin për ratifikim të Protokollit fakultativ Republika e Maqedonisë dha deklaratë se Avokati i Popullit është emëruar të veprojë si Mekanizëm kombëtar parandalues (NPM), ndërsa në bashkëpunim edhe me dakordim paraprak të Avokatit të Popullit dhe organizatave joqeveritare të cilat kanë status të organizatave humanitare në Republikën e Maqedonisë mund të ndërmarrin disa nga kompetencat e NPM­së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button