Droni godet një aeroplan të kompanisë “British Airways” gjatë aterimit në Londër

Një dron ka goditur një aeroplan të kompanisë britanike ” British Airways”, derisa ka qenë duke zbritur në aeroportin Hithrou në Londër, kumtoi policia metropoliten.

Aeroplani “Erbas-A320”, i cili ka fluturuar në linjën nga Gjeneva për në Londër, me 132 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, në mënyrë të sigurtë ka ateruar në aeroport, transmeton MIA.

Pas zbritjes, piloti i “Erbasit” e ka paraqitur incidentin, duke sqaruar se “ndonjë objekt”, për të cilin ka thënë se “me siguri është dron”, ka goditur në pjesën e përparme të fluturakes.

Është hapur hetim nga autoritetet e aeroportit Hithrou, si dhe nga policia britanike, por përfaqësuesi i policisë deklaroi se tani për tani askush nuk është arrestuar.

Ky është rasti i parë i regjistruar në Britani të Madhe, që droni të godasë në ndonjë aeroplan për udhëtarë.

Në kumtesën e “British Airways” thuhet se për kompaninë është “më me rëndësi që aeroplani ka zbritur i sigurtë”.

Kompania kumtoi se menjëherë është bërë ekspertizë në fluturaken dhe është konfirmuar se aeroplani mundet sërish të fluturojë.

Drejtoria britanike për aviacion civil ashpër ka reaguar ndaj incidentit.

“Absolutisht është e papranueshme të fluturojnë drone në afërsi të aeroporteve”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë, në të cilën kërkohet që autorët e incidenteve të tilla të dënohet dhe burgosen.

Sipas dispozitave të tanishme, është e ndaluar lëshimi i droneve në rajonet pranë aeroporteve, për çka është parashikuar dënim me burg deri pesë vjet.

Dronet nuk guxojnë të lëshohen të fluturojnë më lartë se 120 metra, si dhe të fluturojnë afër ndërtesave dhe mbi njerëz të tubuar.

Ekspertët e sigurisë sugjerojnë që pas këtij incidenti të shqyrtohen dispozitat ligjore dhe të rriten dënimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button