Zhernovski mbetet pa kabinetin e tij, largohen 32 persona nga puna

32 të punësuar në komunën Qendër nga dita e sotme janë në rrugë pasi që edhe agjencia e dytë nëpërmjet të cilës bëheshin punësimet është njoftuar nga Qeveria se i është marr licenca për punë, që do të thotë se nuk mund të vazhdohen marrëveshjet për punë me këto persona.

“Janë cunguar shumë sektorë, ndërsa kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski ka mbetur pa kabinetin e tij të plotë. Është larguar ndihmës dhe udhëheqës të sektorëve dhe sekretaresha. Komuna do të bllokohet sepse kanë mbetur pa punë edhe persona që kanë qenë të punësuar nga garnitura e kaluar. Prej sot s’ka kush e mban higjienën sepse edhe ato janë larguan nga puna”, thonë nga Komuna Qendër.

Lajme të ngjashme

Back to top button