Turqi, goditet burimi financiar i PKK-së

Ushtria turke vazhdon operacionet pa ndërprerje kundër organizatës terroriste, PKK dhe të mbjellave me lëndë narkotike të cilat përbëjnë një pjesë të mirë të burimeve të tyre financiare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 3 ditëve të para të këtij operacioni i cili ka emrin e njërit nga të rënët në operacionet kundër PKK-së, Toger Abdülselam ÖZATA, të gjerë në shumë sipërfaqe bujqësore janë gjetur dhe asgjësuar 6 milionë e 438 rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë që puna për asgjësimin është duke vazhduar, forcat e sigurisë vazhdojnë monitorimin nga toka dhe ajri për gjetjen e parcelave të tjera të mbjella me kanabis. Në këtë kuadër në parcelat e zbuluara në orët e fundit, janë gjetur 2 milionë e 700 mijë rrënjë kanabis të groposura, si dhe 373 kilogram kanabis e përpunuar.

Forcat e sigurisë njoftuan se organizata terroriste, PKK, ka detyruar çobanët e zonës që të ruajnë parcelat e mbjella me kanabis.

Një person i ndaluar gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se “e kanë kërcënuar nëse nuk bashkëpunon dhe nuk ruan parcelat me kanabis.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button