Ozil gati për Aston Villan

Arsene Wenger shpreson se Mesut Ozil do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Premier League, ndaj Aston Villas.

Mesfushori gjerman mungoi në fitoret ndaj Newcastle United dhe Cardiff City për shkak të një lëndimi në shpatull, por është afër rikthimit.

Wenger nuk do ta rrezikojë Ozil për ndeshjen e rundit të tretë të Kupës FA ndaj rivalëve të Londrës Veriore, Tottenham, që zhvillohet këtë vikend, por trajneri francez pret ta përfshijë atë në Villa Park më 13 janar.

“Specialisti mendon se Ozil mund të jetë i gatshëm për të shtunën. Nuk është ndonjë dëmtim i madh, vetëm dhimbje për momentin”.

“Mendoj se ai nuk do të përfshihet të shtunën dhe duhet të jetë i gatshëm për Aston Villan”, ka thënë Wenger.

Së fundi listës së lëndimeve të Arsenalit i është shtuar edhe Nicklas Bendtner, pasi sulmuesi ndrydhi gjurin në fitoren e djeshme ndaj Cardiff.

Lajme të ngjashme

Back to top button