Regjistrimi në shkollat e mesme në Shkup, kompetentët apelojnë të shmangen “shkollat e popullarizuara”

Në prag të afatit për regjistrim në shkollat e mesme, kompetentët në Maqedoni apelojnë që prindërit të shohin alternativat tjera dhe t’u shmangen të ashtuquajturave “shkolla të popullarizuara” në mesin e të rinjve, sepse siç thonë është krijuar kuadër deficitar i cili vështirë do të depërtojë në tregun e punës.

Kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Nuhi Dardhishta, thotë se preferencat kryesore për regjistrim në Gjimnaz, në Ekonomi dhe në Mjekësi kanë krijuar kuadro deficitare dhe tani të rinjtë duhet orientuar drejt kërkesave të reja të tregut.

Në deklaratën për Anadolu Agency (AA) Dardhishta thotë se anëtarësimi në BE do të sjellë me vete investime të reja të cilat do të hapin vende pune për profesionistët në lëmi të ndryshme.

“Kemi nevojë që drejtimet e maqinerisë, elektroteknikës, komunikacionit, drejtimet në Postë (shkolla e mesme) dhe të optikës së syve, sepse janë drejtime për të cilat në të ardhmen do të kemi shumë nevojë”, shpjegon Dardhishta.

Ai apelon që prindëri të bisedojnë me fëmijët e tyre dhe ti bindin të regjistrohen në këto shkolla sepse siç thotë numri i Juristëve, Ekonomistëve dhe të atyre me Mjekësi të mesme është i madh.

Ndërsa, në dy vitet e fundit, shkolla profesionale e Kimisë, “Marija Skllodovska Kiri” në Shkup, falë një fushate mediatike ka arritur që ngadal të tërheqë interesin e të rinjve të cilët që në afatin e parë të regjistrimit mbushin vendet e lira.

Vedat Mustafa

Zv/drejtori Vedat Mustafa për AA thotë se gjatë vizitave në shollat fillore dhe bisedave që kanë pasur me prindërit kanë arritur ti bindin ata se shkolla e Kimisë ofron perspektivë dhe punësim të lehtë, pasi bëhet fjalë për profesion suficitar, me drejtime atraktive siç janë Optika e Syve, Teknik i Proceseve Prodhuese, drejtim Labaratorik-Medicinal, Labaratorik-Farmaceutik dhe Teknik i Kimisë Teknologjike, për çka shkolla posedon laboratore për aftësimin e këtyre nxënësve.

“Meqë janë profesione deficitare punësimin e kanë shumë më lehtë sesa drejtimi i ekonomisë ose i mjekësisë ‘infermiere’ që funksionojnë një kohë më të gjatë. Tani teknik laborant medicinal ekziston vetëm në shkollën tonë dhe kuptohet se ato laboratorë që do të kenë nevojë për kuadro, do të jenë nxënësit e shkollës tonë që do të punësohen. Kemi një ish nxënëse e cila vitin e kaluar mbaroi në drejtimin Teknik të Optikës së Syve dhe tani është e punësuar te shkolla jonë dhe ligjëron praktikën në laborator të optikës”, tha Mustafa.

Sipas tij, nxënësit dhe prindërit nuk kanë shumë informacione për kushtet dhe mundësitë të cilat i ofrojnë shkollat. Ndërsa në bisedat që ka patur me prindërit, Mustafa tregon se ata përzgjedhjen e drejtimit, fatkeqësisht e bëjnë të ndikuar nga rrethi shoqëror i fëmijës ose nga afërsia e shkollës me shtëpinë.

Përndryshe, vitin e kaluar në Republikën e Maqedonisë 35 mijë filloristë janë regjistruar në shkollën e mesme ndërkohë që afati i parë për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2016/17 do të mbahet në datat 28 dhe 29 qershor. Afati i dytë është më 4 korrik dhe afati i tretë më 24 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button