Vajza e humbur Maja është gjetur e vdekur në Ohër

Është gjetur trupi i vajzës 14-të vjeçare Maja Bllazheska nga fshati Leshan i Ohrit e cila kishte humbur që nga muaji nëntor. Portali Republika nga burime policore të Ohrit mëson se trupi i Majës është gjetur tek vendi i quajtur Stanet e Naserit në Ohër  në fshatin Vellmej.

Bëhet fjalë për vajzën e cila sipas familjes së saj gjithçka ka filluar para tre javësh , kur Maja është njoftuar me një shqiptarë nga Shkupi.

Maja ka pasur qëllim të ikin bashkë me djalin, por ai në deklaratën e tij ka thënë se ajo nuk ka arritur të shkojë tek ai. Ndërsa gjyshja e vajzës thotë se dyshon se ajo ka lëshuar vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button