Paraburgim shtëpiak për dy mjekët që pranuan ryshfet

Dy mjekët specialist nga Klinika për hundë, veshë dhe fyt, të cilët javën e kaluar ishin të arrestuar për marrje të ryshfetit, Vitin e Ri e kanë pritur në shtëpitë e tyre, pasi Gjykata Themelore Shkupi 1, iu kishte shqiptuar masën paraburgim shtëpiak. 

“Gjykata Themelore Shkupi 1 në Shkup nëpërmjet gjykatësit në një procedurë paraprake duke vepruar sipas propozimit të prokurorit public nga Prokuroria themelore publike në Shkup për përcaktimin e masave për kujdes ndaj të akuzuarve J.N dhe N.P., për veprën penale – Marrje të ryshfetit nga neni 357 alinea 6 parashtesa 2 nga Ligji Penal, më 24.12.2013 ka sjellë vendim m etë cilin e ka pranuar propozimin dhe të akuzuarve ua ka shqiptuar masat në vijim: Ndalesë për tu larguar nga vendbanimet e tyre, Obligim që të paraqiten përkohësisht te personi zyrtar në gjykatë si dhe ndalesë për ndërmarrë çfarëdo aktivitetitë punës”, njoftoi gjykata.

Lajme të ngjashme

Back to top button