140 mln euro për sektorin bujqësor

Gjithsej 140 milionë euro  janë parashikuar këtë vit për përkrahje të bujqësisë.

Pjesa më e madhe, 115 milionë euro, do të shpërndahen si pagesa të drejtpërdrejta për realizimin e të ardhurave më të mëdha në ekonomitë bujqësore. 

Ashtu siç thonë  në Ministrinë resore, 60 për qind e mjeteve janë orientuar ndaj prodhimeve konkurrente bujqësore, të dedikuara për eksport, duhani, pemët, perimet, rrushi, vera, orizi, për ruajtjen e dhenve dhe dhive, prodhimet organike, bletari, si dhe për sjelljen e standardeve  për cilësi. 

Pjesa e mbetur  është destinuar për përkrahje të prodhimtarisë  më pak konkurrente, por megjithatë prodhime shumë të rëndësishme themelore ushqimore, kulturat e drithërave, qumështi i lopës dhe pjesa më e madhe e prodhimeve industriale. “Përkrahja e sektorit vazhdon. 

Rritje më të madhe do të ketë te masat për zhvillim rural, e cila duhet të arrijë  diçka mbi 25 milion euro.

Krahas masave veçmë mirë të njohura dhe të popullarizuara të mbulimit të gjysmës së harxhimeve të investimeve për furnizim dhe rindërtim të mekanizmit dhe paisjes bujqësore, këto mjete së pari do të orientohen ndaj përkrahjes së investimeve në infrastrukturën rurale, në plan të parë përmirësimi dhe zgjerimi i ujitjes”, theksojnë në MBPEU. 

Lajme të ngjashme

Back to top button