fbpx

Vjedhje e rëndë në Gostivar

Vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gradec në Gostivar, informoi policia lokale.
Sipas të dhënave të policisë vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e SH.S (66).

Person i panjohur është futur në shtëpi nëpërmjet xhamit dhe pasi ka bastisur shtëpinë është larguar me 1.700 euro dhe disa stoli ari.

Dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë 61.500 euro.

Policia po punon në zbardhjen e rastit dhe është në kërkim të personit.

Lajme të ngjashme

Back to top button