Rezultate të mira të skitarit Dehari

Skitari shqiptar nga Tetova, Dardan Dehari ka shënuar sukses në garat ndërkombëtare që janë zhvilluar në Kopaonik të Serbisë. Deari ka garuar në disiplinë e sllallomit duke shënuar rezultat shumë të mirë, ku në mesin e shumë garuesve në fund është renditur i katërti. Vendi i parë në këtë garë i ka takuar skiatorit nga Romania Barbu Aleksandru, në pozitën e dytë ka arritur Marko Rudiq, ndërsa pozita e tretë i takoi Filip Mlinsek nga Sllovenia. Dardan Dehari me rezultatin e përgjithshëm pas dy lëshimeve arriti të jetë vetëm i katërti.

Ndryshe në këtë garë në Kopaonik të Serbisë ka pasur gjithsejtë 62 skiatorë, ndërsa në cakë pas dy lëshimeve arritën vetëm 28 garues. Skiatori tjetër nga Maqedonia Antonio Ristevski është diskualifikuar në lëshimin e dytë.

Sa i përket garave vitit 2013, Dardan Dehari rezultat të mirë ka shënuar në Bansko të Bullgarisë, ku ka garuar në disiplinën e sllallomit, duke përfunduar i 10-ti.

Në garat e radhës Dardan Dehari duhet të konfirmon formën e mirë, për të qene pjesë e ekspeditës në Lojërat Olimpike Dimërore që do të organizohen në Soçi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button