Danimarkë, infermierja dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 3 pacientëve

Gjykata në Danimarkë ka dënuar një infermiere me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre pacientëve dhe tentimin e vrasjes së pacientit të katërt, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç transmetojnë mediat daneze, Christina Hansen (31) është fajtore për shkak të dhënies së dozës vdekjeprurëse të morfiumit dhe diazepamit tre pacientëve në moshë në spitalin e qytetit Nykobing, në jug të Danimarkës, gjatë periudhës prej vitit 2012 deri në vitin 2015.

Në analizën e gjakut të pacientit të katërt, janë gjetur gjurmë të këtyrë substancave. Jorken Lange avokati i Hansen-it, tha se vendimi i gjykatës është “shokues”.

Disa dëshmitarë, 70 prej tyre sa u morën në pyetje, thanë se kanë dyshuar se Hansen tenton të detyrojë pacientët shumë më parë se ajo që është arrestuar në mars të vitit të kaluar dhe besojnë se atë e kanë bërë në kërkim të vëmendjes.

Evaluimi psikologjik tregoi se infermierja nuk ka qenë e sëmurë mentalisht, porse ka patur njëfarë çrregullimi të caktuar të aftësive i karakterizuar si “ekocentrik” dhe “nevojë të përhershme për eksitim”.

Hansen e cila refuzoi të gjitha akuzat, doemos duhet të paguajë edhe 425.000 Kruna Daneze (57 mijë e 100 euro) anëtarëve të familjeve të njërës viktimë. Krahas kësaj, do t’i paguajë edhe rreth tre mijë euro 74 vjeçares e cila i mbijetoi sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button