Ivanov nuk zbulon vendimin e tij se a do të rikandidohet për president

Presidenti aktual i vendit Gjorgje Ivanov nuk ka zbuluar akoma vendimin e tij se a do të rikandidoj për postin presidencial në zgjedhjet e rregullta të marsit.

“Ka kohë për këtë, do të vij moment kur do të publikojmë vendimin”, deklaroi Ivanov, i pyetur për qëllimet e tij se a do t`i hyjë sërish garës presidenciale për një mandat të dytë.

Ivanov këto komente i bëri gjatë vizitës së pjesëtarëve të komandës për stërvitje dhe doktrina të Armatës së Maqedonisë në kazermën “Aleksa Demnievski – Bauman” në Veles.

Lajme të ngjashme

Back to top button