10 ndeshjet më të mira të KB 2014

Sulmuesi i larguar dhe… sulmuesi i ardhshëm i Chelseat ndoshta(?), do jetë njëra nga përballjet më interesante të Kampionatit Botëror 2014.

Ndeshja mes dy vëllëzërve Boateng, dy ekipet finaliste të botërorit 2010 e shumë të tjera ndeshje.

Ne ju sjellim 10 përballjet më të mira që ka rezervuar shorti i hedhur dje:

10. Belgjikë – Rusi

9. Gjermani – SHBA

8. Gjermani – Portugali

7. Argjentina – Bosnia & Herzegovina

6. Itali – Uruguai

5. Angli – Itali

4. Kolombi – Bregu i Fildishtë(Falcao – Drogba)

3.Spanjë – Kili

Një tjetër sfidë Kili – Spanjë…një tjetër përballje mjaftë interesante në një grup ku garojnë tre ekipet për të prerë biletën që të kualifikohen për më tej. Holanda, Spanja apo Kili? Costa Rica konsiderohet si ekipi që ka më pak shanse për t’u kualifikuar. Alexis Sanchez do luaj kundër lojtarëve të tij në ekipin e Barcelonës, apo edhe portjeri i Real Sociedad, Bravo.

2.Spanjë – Holandë

Një përsëritje e finales së Kupës së Botës 2010, ajo mes Spanjës dhe Hollandës, por ndryshimi është se tani ata luajnë në fazën e grupeve. Përderisa, Spanja fitoi Euro 2012, Holanda ka ngecur në atë pikë sa të mos fitonte asnjë pikë në Euro 2012. De Jong – Xabi Alonso, ndoshta ju kujtohet ajo ndërhyrje ‘karate’ e holandezit, gjë që mund ta bëj ndeshjen e tensionuar.

1.Brazil – Kroaci

Ndeshja hapëse e turneut do ketë një atmosferë karnavalesh në Brazil që luajnë ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror 2014. Siq e tham atmosfera do jetë jashtëzakonisht e lartë dhe do jetë një ndeshje e balancuar, me ekipet të cilat në cilësinë e lojtarëve kanë dallim. Brazil nuk duhet të hup shansin që i’u ka dhënë, jo si në vitin 1950 kur midis Brazilit, në finalen e madhe Uruguai arriti ta mposhtë.

Po ju të nderuar vizitorë, si mendoni? Cilat janë ndeshjet më të mira të këtij botërori, çka duhet të shtohet në këtë listë…

Lajme të ngjashme

Back to top button