Edhe kur mësojnë për tradhtinë, 6 ndër 10 femra nuk do ta braktisin burrin

Dyshimi çon në hulumtimin e tradhtisë te të dy gjinitë, edhe pse femrat janë më shumë të gatshme të “hulumtojnë”,60 për qind e tyre nuk do ta braktisnin burrin edhe pasi të kenë zbuluar tradhtinë.

Gjithsej 36 për qind e femrave dhe 24 për qind e meshkujve besojnë që partneri apo partnerja po i tradhton, ndërkaq shumica e tyre vendosin të verifikojnë se a janë vërtet të tradhtuar.

Një ndër dhjetë femrat kanë thirrur me telefon zyrën e burrit për të verifikuar që vërtet ai është aty, ndërkaq çdo e gjashta ka hulumtuar “historinë” në kompjuterin apo në celularin e tij, shkruan “Daily Mail”. Madje, edhe kur binden që partneri po i mashtron, më shumë se gjashtë femra nuk do t’i braktisin burrat. Zbulimin e tyre 70 për qind nuk ua tregojnë të tjerëve.

Çdo i pesti i intervistuar ka pranuar që pas zbulimit janë bërë paranojakë, depresivë pastaj ky zbulim dukshëm ka ndikuar në gjendjen e tyre shpirtërore dhe shëndetësore.

Me gjithë këto zbulime, më shumë se gjysma e të intervistuarve kanë thënë se nuk kanë zbuluar asgjë të dyshimtë.

Shumica e femrave ka filluar t’i besojë partnerit pas ndryshimit të sjelljes së tij apo për shkak të intuitës së tyre, ndërkaq meshkujt kanë thënë që kanë dyshuar te partneret e tyre, sepse ato kanë qëndruar larg tyre dhe i janë shmangur seksit.

Në nëntë nga dhjetë raste e çifteteve kanë kërkuar divorcin kanë pasur probleme me besimin ndaj partnerit të tij. Nganjëherë kanë pasur arsye, mirëpo besimi është njëri ndër problemet kryesore të cilin klientët e theksojnë për të përfunduar martesën. Pa besim, njerëzit nuk mund të jenë të lumtur, thotë avokati familjar i zyrës “Slater&Gordon”, Kaleel Anwar.

Në bazë të përvojës së tij, kur besimi humbet, dyshimi dhe paranoja shpejt marrin hov./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button