2013, viti më i përgjakshëm për Sirinë

Më shumë se 73.000 vetë janë vrarë në Siri në vitin 2013, viti më i përgjakshëm që nga fillimi i luftës cilvile në mars të vitit 2011, ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Observatori konsideron se bashkësia ndërkombëtare është  “pjesëmarrëse në derdhjen e gjakut të sirianëve”, sepse nuk ka arritur të marrë veprime serioze për të ndalur luftën.

Ky grup me bazë në Britani ka thënë se ka dokumentuar vdekjen e 73.455 njerëzve në mes të 1 janarit 2013 dhe 31 dhjetorit 2013, në mesin e tyre janë 22.436 civilë, transmeton mesazhi.

Të martën, Observatori ka bërë të ditur shifrën e të gjithë të vrarëve, duke thënë se më shumë se 130.000 njerëz janë vrarë që kur lufta filloi.

Grupi kritikoi komunitetin ndërkombëtar të mërkurën, se “ nuk arriti të marrë masa serioze për të ndaluar masakrat që janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen”.

Në vend të kësaj, grupi thotë, komuniteti ndërkombëtar ishte përqendruar në çmontimin e armëve kimike “ duke u treguar neglizhent ndaj dhjetëra masakrave që vranë mijëra sirianë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button