(VIDEO) Filloi aksioni për evakuim në anijen e bllokuar

Përkundër paralajmërimeve për shtyerjen e operacionit shpëtues për nesër, helikopteri nga akullthyesi kinez “Sje Long” sot filloi me evakuimin e udhëtarëve dhe ekuipazhit të anijes ruse, e cila para nëntë ditëve u bllokua në ujërat e Antarktikut.

Siç deklaruan autoritetet kineze, helikopteri filloi me evakuimin, pasi që paraprakisht aksioni ishte shtyer për shkak të kushteve jo të mira kohore.

Herët në mëngjes kapiteni i anijes së ngujuar “Akademik Shokallski”, Igor Kiseljov deklaroi se evakuimi i 52 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit ” nuk do të ndodhë sot, as nesër”.

Helikopteri i cili e bën evakuimin deri në akullthyesin kinez mund të bartë më së shumti 12 persona. Ai do të duhet të kryejë gjithsej shtatë fluturime deri te “Akademik Shokallski”, pesë për t’i marrë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit dhe dy për bagazhin e tyre.

Parashikohet që i tërë aksioni i shpëtimtar të zgjasë rreth pesë orë, në varësi nga kushtet kohore, përkatësisht fuqisë së erës dhe dukshmërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button