Bombat shpërthyen ndërsa ne jemi akoma në gjumë

I rrethuar nga pakënaqësite dhe padrejtësitë e tmerrshme që i bëhen këtij populli dhe këtij vendi, nga çdo hapje e syve e shikojmë veten në udhëkryq, në mes të katrahure së madhe, është kjo jetë në periudhën më të madhe të ekzistencës së këtij shteti, dhe sidomos dekadën e fundit,

Këtu për dallim nga vendet e tjera botërore, çdogjë funksionin ndryshe, këtu politikanët tanë që prej 10 apo 20 viteve, janë në pushtet dhe është për t’u habitur që kanë bërë milona dhe aq shumë kapital, saqë edhe ne kapitalizëm nuk ka qenë kështu. Dhe popullit të shkretë të cilin e kanë rrjepur nga të gjitha anët, janë duke ia nxjerrë shpirtin në këto kohëra.

Mirëmbajtja dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore, është obligim i pushtet lokal dhe atij qëndror por ne vendbanimet tona, këto parti ne pushtet janë aq keq sa edhe për 100m asfaltë të shtruar, e vendosin në platformen e tyre dhe në premtimet që u kanë bërë qytetarëve.

Por a nuk janë të vetëdijshëm dhe a nuk kanë pikë karakteri, që atë mirmbajtje dhe rregullim të rrugëve, qytetarët e ketij vendi, vet i japin dhe kontribojnë në të, nëpërmjet pagesave të sigurimit të automjeteve, pagesave ne pikat e pagesave ne rrugët magjistrale, dhe është për t’u habitur se si mund që të thuan se është merita e jonë kjo që po bëjmë.

Infrastruktura rrugore e maqedonisë, është në grupin e shteteve të fundit në rajonë dhe në botë, këtu gjithçka është dukë u bërë më keq, dhe neve tentojnë të na çojnë që edhe asfalin të na bëjnë sikur, edhe ajo është për t’u ngrën.

Sa shumë gjëra degjuam dhe në sa shumë gjëra u vërtetuam, se çfarë të zezash ka bërë ky pushtet, dhe shqiptarët përsëri janë duke heshtur, por kjo heshtje është për t’u frikësuar sepse në vete përmban shumë elemente që na bëjnë të mëndojmë se, ky popull pajtohet më këta uzurpues dhe shkatërrues dhe nuk e kanë për të madhe neqoftëse dikush, vritet, burgoset, rrihen fëmijët shqiptarë nepër autobuse e ne vende tjera publike, nuk e kanë për të madhe nëse padrjtësin e shohin edhe para këmbëve të tyrë.

Orë çfarë është puna më këtë popull, a nuk po e shikonë se na kanë bërë aq të këqija sa edhe armiqtë tanë nuk ka bërë, kjo katrahurë e cila është duke na fundosur përçdo dite e më shumë, duhet që të ndryshojë nëse duam që të kemi një ardhmëri më të mirë, se sa kjo që e posedojmë.

Ky është vendi ku muzikanti ligjëron fizik, dhe ky është vendi ku veterinari është kardiolog, ky është vendi ku kriminelet udheheqin më mediume, ku ata e kanë shkatërruar lirin e shprehjes, nuk i kuptoj fare  gazetarët të cilët jane duke vepruar në këtë mënyrë, për të cilët gazetari Milaim Zeka thotë: ‘’sot gazetarin mund t’a korruptosh me një picë, pasiqë të dytën nuk mund ta hajë, sepse është ngopur’’.

Fatkeqësisht ky është realiteti ku jemi duke jetuar, por mbi të gjitha këtë realitet e krijojnë njërëzit dhe përderisa shumica e njerëzve e pëlqejnë këtë mënyrë të të jetuari, atëherë shumë gjatë do të vazhdojmë të jetojmë në rrugicat që kërkojnë diell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button