fbpx

Ardiani dëshiron vajzë nga Peja

Padyshim që suksesi në këngë nuk i mungoi qoftë edhe gjatë këtij viti, por këngëtari Ardian Bujupi vazhdon rrugën drejt kulmit të karrierës muzikore. Natyrisht se ai premton projekte të reja edhe gjatë vitit 2014, por ajo që na bëri të kuptojmë është dashuria që ka ndaj vajzave kosovare.

Ardiani aktualisht nuk ka ndonjë lidhje serioze, por nuk e mohon faktin se është i shoqëruar nga shumë femra. Në të ardhmen ai dëshiron të ketë një lidhje serioze me një bukuroshe nga Peja. Në intervistën dhënë “Zëri”-t, ai flet më shumë për punën, dashurinë dhe jetën e tij jashtë këngës.

Brenda një kohe të shkurtër keni depërtuar në tregun botëror. Kush e ka meritën më të madhe për të?

Në fakt karriera ime profesionale ka filluar në “DSD” apo thënë më mirë “Gjermania kërkon Yllin” dhe është shumë e vërtetë që menjëherë pas asaj kohe, unë kam depërtuar në tregun e muzikës botërore. Në realitet kam pasur sukses me paraqitjen time duke ju falënderuar “DSD”-s të Gjermanisë./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button