Qindra mijëra besimtarë falin namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa

Qindra mijëra besimtarë palestinezë u drejtuan sot Mesxhid-i Aksa-së, për të falur namazin e xhumasë. Ndërkohë në pikat e kontrollit të ushtrisë izraelite mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit janë krijuar radhë të gjata dhe rrëmujë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra palestinezë besimtarë të cilët u nisën në drejtim të Mesxhid-i Aksasë për të falur xhumanë e tretë të muajit të Ramazanit, filluan të krijojnë radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit në pikat e kontrollit të forcave izraelite mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit. Izraeli edhe gjatë ditës së sotme nuk ka lejuar kalimin e besimtarëve palestinezë poshtë moshës 45 vjeç.

Në një prononcim për AA, 42 vjeçari Amr Jusuf tha se nuk është lejuar të kalojë drejt Mesxhid-i Aksasë dhe për këtë askush nuk tregon ndonjë arsye.

Duke nënvizuar se bota po qëndron e heshtur përpara pengimit të të drejtave dhe lirisë fetare të Izraelit, Jusuf në vazhdim tha: ”Më parë Izraeli pretendoi se do të lejojë dhe do të krijojë lehtësira për ata që duan të falen në Mesxhid-i Aksa. Ku është lehtësia?”

Burrat mbi moshën 45 vjeç dhe gratë të cilat kanë shkuar për të falur namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa, kanë kaluar nga pikat e kontrollit duke u kontrolluar në mënyrë të imtësishme.

Qeveria izraelite, pas sulmit të 8 qershorit mori vendim për anulimin e 83 mijë lejeve të palestinezëve për të hyrë drejt Izraelit dhe pengoi palestinezët të faleshin në Mesxhid-i Aksa.
– 250 mijë besimtarë në faljen e xhumasë

Azzam el-Hatib, drejtor i Vakëfeve, tha për gazetarin e AA se sot në Aksa kanë qenë të pranishëm rreth 250 mijë besimtarë për të falur namazin e xhumasë.

Nga ana tjetër palestinezët që nuk mundën të kalojnë pikat e kontrollit realizuan fotografi për kujtim, përpara Mesxhid-i Aksa-së dhe Kubbetu s-Sahra (Kupola e Shkëmbit). Ndërsa Gjysmë Hëna e Kuqe palestineze ka hedhur ujë në formë spërkatje në mënyrë të vazhdueshme mbi turmat e njerëzve për ti lehtësuar ata nga vapa e madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button