Maqedonia mos të pret përparim derisa Greqia kryeson me BE-në

Maqedonia mos të pretë përparim në proceset euroatlantike në kohën kur Greqia ka marr kryesimin e Bashkimit Evropian, vlerësojnë analistët për DW.

Periudha e ardhshme gjashtë mujore nuk do të sjellë ndryshime më të mëdha, por mund të shfrytëzohet për ndryshimin e strategjisë, në veçanti të palës maqedonase, konsiderojnë ato. 

Një pjesë e analistëve nuk janë optimist se është e mundur ndonjë ndryshim, nëse pushtetarët në Shkup por edhe ata në Athinë nuk marrin ndonjë hap serioz në këtë plan. Kryesimi i BE-së nga ana e Greqisë, sipas ish-ministrit Denko Maleski hapë dy opsione, njëra është e mirë për politikanët dhe tjetra e mirë për të dy popujt. 

“Opsioni i cili është i mirë për politikanët është që të vazhdojë ky konfrontim, si recetë për të qëndruar në qeveri ose për të fituar zgjedhje të reja.  Në këtë kontekst po e numëroj edhe iniciativën e presidentin të Maqedonisë që të shkohet para Këshillit për siguri të OKB-së, në të cilën pa dyshim që do të pasojë një përgjigje konfrontuese e palës greke. Kështu që të dy garniturat politike do të kenë me çfarë të marren në disa vite të ardhshme”, thekson për DË Maleski, 

Lajme të ngjashme

Back to top button