Kroaci, të rinjtë e Ballkanit angazhohen për pajtim të ndërsjellë

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi është nikoqir i konferencës kombëtare “Përballja me të kaluarën-perspektiva e të rinjve” e cila mbahet në kuadër të programit rajonal për këmbim të të rinjve që organizohet nga “Youth Initiative for Human Rights” (YIHR), raporton Anadolu Agency (AA).

Konferenca ka për qëllim që përmes hapjes së temave të rinjtë të përballen me të kaluarën dhe perspektivën e tyre. Për këtë qëllim do të themelohet një qendër rajonale me seli në Tiranë, por me përfaqësi në të gjitha kryeqendrat e rajonit.

Drejtoria rajonale për këmbim të të rinjve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përfshijë shtetet siç janë Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina (BeH). Kroacia dhe Sllovenia nuk janë në procesin e themelimit të drejtorisë së lartpërmendur, por nuk përjashtohet mundësia të përfshihen.

YIHR është themeluar si një përvojë pozitive franceze-gjermane të rinjtë e të cilave shtete kishin themeluar një zyrë të tillë 18 vjet pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore.

“Ekziston nevoja për bashkëpunimin e të rinjve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, pasi të rinjtë nuk bashkëpunojnë dhe as që udhëtojnë nëpër rajon. Gjasat janë më të mëdha që të rinjtë e Beogradit të kenë shëtitur më shumë rrugëve të Nju Jorkut se sa atyre të Sarajevës dhe Prishtinës”, tha Gjorgje Bojoviç në cilësi të koordinatorit programor të YIHR-së.

Sipas tij, për pajtim është e nevojshme që të hapen çështjet e vështira të viteve të 90-ta, shkaqet dhe ngjarjet që çuan në luftë.

Zyra Rajonale themelohet nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pjesërisht do të financohet nga buxheti i qeverive, më konkretisht nga ministritë përkatëse duke aplikuar për fondet e BE-së.

Nga 22 deri më 26 qershor Kroacia ka pritur 20 të rinjë nga BeH-ja, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Ata vizituan Parlamentin dhe memorialin Dotërshçina nga Lufta e Dytë Botërore duke biseduar për luftën anti-fashiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button