Horoskopi ditor, e shtunë 2 prill 2022

Dashi

Parashikohet një ditë e mirë për ju të dashuruarit me Marsin që ju sjell energji të reja dhe me Hënën që ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Beqarët nuk duhet t’i lënë mundësitë t’ju ikin nga duart sot. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm.

Demi

Me Mërkurin në mbështetje sot çiftet mund të kenë më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Beqarët duhet të tregohen të duruar për të nisur një lidhje serioze. Financat ka rrezik të kenë tronditje të forta.

Binjakët

Sot duhet të mundoheni të ruani qetësinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stresues për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet me partnerin/en. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm sepse mund të lëndohen. Financat kanë për të qenë goxha delikate.

Gaforrja

Edhe pse përpiqen t’ju pengojnë me të gjitha mënyrat, ju keni talentin që nuk kanë të tjerët, Humori i ndryshueshëm kundrejt partnerit/es vjen për shkak të Hënës. Beqarët nuk duhet të luajnë me zjarrin sepse mund të digjen. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Luani

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju të dashuruarit, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë problem të vogël. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të hedhin hapa që të mos lëndohen. Financat nuk do jenë aspak të këqija.

Virgjëresha

Është Saturni ai që e ka bërë më komplekse situatën në çift, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Është një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri. Beqarët nuk duhet të tregohen të pamatur dhe të pranojnë çdo ftesë. Me financat tregohuni të kujdesshëm.

Peshorja

Duhet të tregoheni të duruar, pasi gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në fushën sentimentale. Megjithatë duhet të tregoni shumë kujdes dhe tolerancë. Beqarët nuk do pëlqejnë ndonjë person deh ka mundësi të mbeten ende vetëm. Në planin financiar asgjë nuk do të ecë mirë.

Akrepi

Ndoshta momenti në të cilën ndodheni ju që jeni në një marrëdhënie nuk është nga më të mirët, por kur duken qartë shenja përmirësimi kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Beqarët nuk do kenë asnjë takim interesantë dhe dita do të jetë monotone. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Shigjetari

Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar në lidhje me partnerin/en. Beqarët kot që do e kërkojnë dashurinë, pasi kjo nuk do ë jetë një ditë me fat për ta. Financat do përmirësohen.

Bricjapi

Tani që Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj, ambicia juaj mund të arrijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni kur flisni me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë të bukur dhe të mbushur me takime interesante. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Ujori

Ndoshta është momenti të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh në marrëdhënien tuaj në çift, pasi Afërdita dhe Jupiteri sot jo vetëm që ju bëjnë tërheqës, por edhe shumë komunikues. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk e presin. Financat do jenë goxha të mira.

Peshqit

Edhe pse të kërkoni një marrëveshje me të tjerët mund t’ju duket një ndërmarrje e vështirë, është e vetmja mënyrë për të evituar përplasjet. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës. Beqarët do tregohen të kujdesshëm me takimet dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do mbeten të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button