Manchester United e fillon me humbje

Manchester United është terruar në ndeshjen e parë të vitit 2014 duke pësuar humbje në terrenin vendas nga Tottenham me rezultat 1:2. Pas disa fitoreve me radhë, United iu dorëzua skuadrës rivale për vendin e katërt.

Adebayor në minutën e 34 shënoi golin e parë për Spurs. Christian Eriksen shfrytëzoi mbrojtjen e ngathët të United për të ngritur epërsinë në 2:0 në minutën e 66.
Një minut më pas Adnan Januzaj bëri një asistim fantastik për Danny Wellbeck që shënoi golin e nderit për vendasit.

Me këtë disfatë United zbret tani në vendin e shtatë me 34 pikë, ndërsa ka 11 pikë më pak se skuadra lidere, Arsenal.

Lajme të ngjashme

Back to top button