Grevë e pazakonshme në burgun e Korçës

Në burgun e Drenovës në Korçë ka nisur greva më e pazakontë. 137 të burgosurit nuk protestojnë për kushtet e jetesës si zakonisht, por për përshpejtimin e reformës në drejtësi.

Ata kanë paraqitur një seri kërkesash që kanë të bëjnë me çështje ligjore, ndryshime ligjore dhe sqarim të konflikteve ligjore.

Të burgosurit, edhe me ndihmën e ndonjë juristi që ndodhet pas hekurave i kanë dorëzuar drejtuesve të burgut listën e kërkesave. E para është për përshpejtimin e Reformës në Drejtësi si edhe ndryshime në disa prej ligjeve që lidhen me dënimet e tyre.

Të burgosurit duan zbutjen e dispozitave që mundësojnë dhënien e lirisë me kusht. Futjen e amnistisë në Kushtetute. Zgjidhjen e vakumit ligjor për armëmbajtjen pa leje e kërkesa të tjera, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

Burime nga burgu bënë me dije se greva e të burgosurve vjen kryesisht nga ata të cilët kanë ende më pak se dy vjet për të vuajtur para se të mund t’i rikthehen lirisë dhe kjo nuk ka lidhje me pakënaqësi lidhur me kushtet e burgut, por vetëm me kërkesa të tyret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button