Neziri premton vendime për mbi 60 të punësuar shqiptarë

Drejtori i Fondit pensional invalidor Bekim Neziri, premton se gjatë vitit 2014 do të zgjidh statusin e mbi 60 personave të punësuar në Fond, ndërsa do të përqëndrohet ne profilizimin e kuadrove të reja.

‘Është e vërtetë se me ardhjen time janë pranuar mbi 65 persona shqiptarë, mirëpo ende janë me kontratë në vepër, dhe akoma nuk është rregulluar statusi i tyre përfundimtar, planifikoj tua nënshkruar statusin final këtyre që i kam sjellë. Me pranimin e këtyre personave me automatizëm do të rritet përqindja e shqiptarëve dhe do të jetë rreth 31 për qind. Mendoj se në të ardhmen do të japim energji për krijimin e kuadrove më profesionist të cilët do të udhëheqin edhe sektore më të rëndësishme’ premton Neziri.

Neziri, në kuadër të projekteve më të mëdha për vitin e ri 2014, u premton pensionistëve se pensionet do ti marrin me kohë dhe se nga muaji mars do të kenë rritje prej 5%.

Ai si projekte më të rëndësishme për vitin që e përcollëm përmendi nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Maqedoni, për pranimin e stazhit të punëtorëve në mënyrë të anasjelltë si dhe shlyerjen e kamatës për borxhet që kanë personat juridik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button