Viti i Ri në Dibër kaloi qetë dhe pa incidente të mëdha

Ndërrimi i viteve në qytetin e Dibrës u kremtua me gazmende dhe fatmirësisht  pa incidente të mëdha.

Gjatë mesnatës , shumica e dibranëve mirëpritën Vitin e Ri në sheshin “Skënderbe” duke e kremtuar me fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike. 

Rinia dibrane por edhe moshatarë të shumtë pas arritjes së Vitit 2014, mbushën kafenetë dhe lokalet e tjera deri në orët e mëngjesit me muzikë dhe me hare.

Sa i takon organizimit festiv, Dibra nuk kishte gati asnjë organizim madhor përveç në Restorant ,, Kolonja,, me këngëtarin Selami Kolonja, por e gjithë mbrëmja u kremtua vetëm me 60 dibranë, në saj të çmimit jo të volitshëm për mundësitë e dibranit. 

Nata e pare në këtë restorant kushtonte 100 euro për çift, gjë që xhepi I dibranëve nuk e arrin dot këtë çmim të lartë.

Baki Alili, drejtori i spitalit në Dibër vlerësoi për Portalb se ,, Për dallim nga vitet e tjera , ky vit kaloi pa ndonjë incident të madh, përveç tre rasteve që janë paraqitur në repartin e urgjencës me lëndime të lehta. Pas ndërrimit të viteve  në spitalin tonë janë paraqitur dy fëmijë dhe një i rritur me lëndime të lehta në dorën e djathtë  në saj të mjeteve piroteknike.Raste të tjera nuk janë paraqitur sa i përket zënkave shkaku I alkoolit apo gjetkë. Ky vit ishte  pa incidente  sa i takon shëndetit   dhe incidenteve që mund të shkaktohen nga pakujdesia e dukurisë së plasjes së mjeteve piroteknike nga ana e  qytetarëve dibran, theksoi drejtori Alili.

Lajme të ngjashme

Back to top button