Kërçova festoi me yjet e estradës muzikore

Festimi i natës së ndërrimit të moteve në Kërçovë, në përgjithësi kaloi pa incidente dhe me atmosferë festive.

Një numër i madh i të rinjëve frekuentuan lokalet më në zë të qytetit të cilët kishin bërë organizime për shënimin e kësaj feste me muzikën e këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare.

Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, NGR Band dhe të tjerë ishin pjesë e manifestimit në këtë qytet.

Kërçova, nuk ka traditë të organizimit të koncerteve në qiell të hapur në sheshin e qytetit për festimin e kësaj nate, andaj, atmosfera në qytet ishte përgjithësisht e qetë, me pak lëvizje dhe vetëm tek tuk mund të shihje fishekzjarre shumëngjyrëshe ose të dëgjoje zhurmat e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button