Imponimi i sistemit perëndimor krishter në shoqëritë myslimane dhe de-islamizimi popullatës

Sipas deklaratës të Ramush Haradinaj në “Columbia University” para një muaje, aludon se indoktrinimi marksist-leninist për 4 dekada, dhe shkollat e sotshme laike-katolike, kanë arritur qëllimin që shqiptarët mysliman t’i detyrojnë të turpërohen nga identiteti i tyre islam. . Disa persona të cilët paguhen direkt apo indirekt nga qarqe anti-islame, që promovojnë përçarjen dhe defokusimin nga gjendja e mjerë ekonomike, të cilët njihen dhe si intelektual, që kanë zënë vend në media dhe në pushtetin tonë, në emër të laicizmit sulmojnë vlerat islame, duke fyer shamitë, mjekrat, ligjeratat e hoxhallarëve, dhe e shohin islamin si pengesë për intergrimin në Evropë. Sa produktiv është një shtet dhe progresi ekonomik nuk nvaret nëse populli është monoteist apo politeist, a besojnë në lopë apo dhi, a janë religjioz apo jo, por nvaret tek normat morale që kanë kultivuar si popull, sa i lartë është niveli i arsimimit dhe sa puntor jemi. Shqipëria u largua nga dogmat fetare për dekada, ku religjioni nuk kishte asnjë faktor në administrimin e shtetit, kurse Shqipëria ende sot është një shtet fukara. Pra distancimi nga islami nuk është zgjidhje siç pretendojnë ata. Samuel Huntigton, i cili kishte shqetësimin e njejtë që kanë tani dhe islamofobët shqiptar, ai kundershtonte me këmbëngulje të vazhdueshme civilizimin mysliman, ku në librin e tij “Clash of Civilizations” e paraqet islamin si rrezik për perëndimin. Pas sulmit të kullave binjake në 9/11, filluan në një farë mënyre të “argumentohen” tezat e Huntigtonit, ashtu siç veprojnë edhe huntigtonët shqiptar, të cilët i hiperbolizojnë disa krime të caktuara dhe i përdorin kundër neve duke na akuzuar se të gjithe jemi të tillë apo se këto janë pasojat e islamit që na erdhi pas lufte. Këta misionarë janë të njejtë sikur misionarët në Lindjen e Mesme dhe vendet tjera në botën islame, si M.A. Khani, të cilët sulmojnë sheriatin dhe e paraqesin si ligj të prapambetur dhe diskriminues për gjininë femërore, dhe e lëvdojnë demokracinë “paqësore” të perëndimit. Për femrat me mbulesa propagandohet nga këto agjentura se janë të izoluara dhfe të pa shkolluara, kurse shkalla e emancipimit matet me zbulimin e trupit. Ne nuk jemi kundër se shqiptarët duhet ta marrin metoden e zhvillimit teknologjiko-shkencor nga perëndimi si bazë, por jemi kundër ithtarëve të amoralitetit që kërkojnë degjenerimin e rinisë shqiptare, si imponimin e pederastisë.

Pamvarësisht se sa destruktiv janë dukuritë negative, të cilat paraqiten me ngjyra të ndritura, që nëse nuk je pjesë e saj etiketohesh si i prapambetur ose lindor, për adoptuesit dhe promovuesit e saj ajo është një subkulturë e ecjes përpara, që nganjëherë hiqen si nacionalist dhe pseudo-mbrojtës të kulturës shqiptare, kurse kur ju flet për kulturën qindvjeçare islame, ata të thojnë se “ne jemi në shekullin 21“. Si mund të quhet dikush mbrojtës i kulturës kombëtare, kur ai huazon kultura nga popuj të tjerë?

Pasi që myslimanët e humbën kalifatin, filloi t’iu imponohet sistemi i jetesës perëndimore krishtere. Kjo politikë filloi kur pushteti i shqiptarëve ra në dorë të jo-myslimanëve, ku filloi ndryshimi i jetesës, traditave qindvjeçare, zakoneve, rishikimi i historisë, dhe këto më pas u finalizuan nga enveristët. Tash sot që shqiptarët kanë dy shtete shqiptare, dhe janë me shumicë myslimane, ata si ditë pushimi kanë të shtunën dhe të dielën, kurse jo të premten, festat krishtere i kanë ditë jo pune(këtu bëhet fjalë më shumë për kosovarët, të cilët janë përafërsisht 90% mysliman), etj. Për implementimin e procesit të de-islamizimit të popullatës, përdoren shkollat, të cilat janë dhe pronë e kristianizuesve, ku si rezultat i tyre, te shumë të rinjë mysliman shihen shenjat e xhahilitetit si pasojë e gënjeshtrave historike që iu mësuan, siç kemi dhe raste konvertimi nga islami në krishterim, për shkak se gjatë mësimeve apo studimeve kanë hasur se rolin kryesor të popullit shqiptar kinse e kanë pasur të krishterët, siç kemi disa shqiptar ish-mysliman krishterë që hedhin vrerë kundër islamit ose pastorin Femi Cakolli, të cilët manipulojnë me njerëz që kanë shumë pak njohuri mbi islamin, duke përdor si argument se “ne ishim mysliman por u konvertuam në fenë e vërtetë“. Është absurde dhe e pakapshme kur i sheh dhe myslimanët duke i përkrahur ata, siç është shkrimtari indian M.A. Khani që deklarohet si mysliman mirpo e sulmon sheriatin dhe xhihadin bashkë me islamofobin Ali Sina, i cili i qafirizon myslimanët xhahil. Si reagim i tyre del dhe një jo-mysliman, si Ministri i Drejtësisë në Gjermani, Jochen Hartloff, propozon që të fusë pjesë të sheriatit në ligjet aktuale gjermane. Nëse duhet të orientohemi kah shtetet më të zhvilluara, atëherë ky është një kundër argument ndaj islamofobisë.

Në një shkrim të Kastriot Myftaraj në lidhje me këtë procedurë të de-islamizimit të shqiptarëve, në vitin 2010 ai shkruan kështu: “Kosovarët duhet të mendojnë për një referendum për de-islamizimin e Kosovës“, dhe tregon se Serbia e përdor islamin, xhamitë, vakëfet, medresetë, me qëllim për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën, dhe ndër tjerash shkruan se “kosovaret kanë vetëm një alternativë: ta de-islamizojnë Kosovën“. Ky është i njejti person që në shkrimet e tij kërkon aleancë me serbët për ta shkelur islamin, kurse në këtë shkrim ai na tregon se islami rrezikon për aneksimin e Kosovës nga Serbia.Kurse serbët kanë botkuptime të ndryshme nga ajo që pretendohet nga këta kolumnist, për shembull, Miroljub Jevtiç, që njihet si babai i kombit serb, thot se shqiptarët aq më shumë që laicizohen aq më shumë po rriten mundësitë për rikthimin e Kosovës. Bindjet që i kanë pushtetarët tanë, mundohen t’iu imponohen edhe popullit. Tamam ashtu siç ndodhi në kohën e Perandorisë Romake, prej nga viti 313, ku Konstantini i Madh e shpalli si fe zyrtare krishterimin, edhe pse popujt ishin pagan, duke ua imponuar me dhunë popullit këtë ideologji, në mënyrë që t’ua lehtëson sundimin mbi popujt e pushtuara, dhe duke ju sjellur një monarki absolute. Mbretërit shenjtëroheshin, dhe njerëzit i konsideronin mbretërit romak si perëndi. Romakët shpikën besime të ndryshme, huazuan dhe besime pagane, për të krijuar një jetesë të re, dhe popuj me bindje të reja, të cilat ishin në favor të romakëve. E njejta gjë po ndodh edhe tek shqiptarët. Myslimanët si shumicë që janë, minoriteti vendos për të ardhmen e tyre, ashtu siç vepruan dhe romakët me paganët. E njejta politikë po luhet edhe sot, dhe populli e ka shumë vështirë t’i shmanget këtij tërbimi, pasi që modernizimi sipas tyre përkufizohet si një jetesë me burim nga perëndimi, në të gjitha aspektet, duke mos i përjashtuar të metat e saj, madje të metat quhen dhe avancim. Devijimet e shumta që vijnë nga perëndimi janë shumë të rrezikshme për një popull, i cili ka një histori me një moral të ngritur, të cilën “properëdimorët” tentojnë ta zhdukin.

 Unë gëzohem shumë kur shoh shqiptar të krishterë që dalin kundër këtyre marrëzirave dhe padrejtësive që po bëhen. Dom Gjergj Meta, si një njeri që e do popullin e tij sado pak, në një shkrim të tij, ndër tjerash shkruan kështu: “nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur.“. Gjergj Meta ka shkrime edhe kundër nacionalizmit të tepruar, por ja që mediat islamofobe i stimulojnë gjërat në kahje të gabueshme, dhe veprojnë në menyrë selektive.

Falsifikimi i historisë për ta sunduar një popull, është një diplomaci ndërkombëtare. Meqenëse se shqiptarët nuk pranuan kryqin nën dhunë nga pushtuesit, ata mundohen që nëpërmjet nacionalizmit t’iu mbjellin nostalgji për historinë katolike, duke ju treguar rrëfime kishtare, se kinse shqiptarët ishin të krishterë me rënjë. Pasi që shqiptarët e konsiderojnë veten si pasardhës të ilirëve, ju thuhet se ilirët pranuan fenë krishtere nga predikimet eShën Palit, kurse turqit më vonë derdhën gjakun ilir duke na islamizuar me dhunë. Vet bibla i demanton këto pretendime, kur Jezusi thot se: “unë jam dërguar vetëm tek delet e humbura të Izraelit“, dhe i thot popullit mos predikoni ndër pagan. Mirpo, ata nuk përdorin biblen për ti krishterizuar shqiptarët, por përdorin nacionalizëm. Këta persona demonizojnë historinë në mënyrë të njëanshme, duke u treguar popullit përralla të Ismail Kadaresë se islami erdhi me dhunë nga turku, por nuk tregohet asnjëherë apo shum pak tregohet për periudhën e errët të Perandorisë Romake, ku qyteterimi pagan u shkatërrua në masë dhe u konvertua një milet në krishterizëm për një periudhë të shkurtër. Apo gënjeshtra tjetër se kinse shqiptarët ishin të gjithë katolik dhe ishin të lidhur ngushtë me civilizimin perëndimor, mirpo nuk tregohet se një prej princave shqiptar të despotatit të Artës ishte mysliman, siJakub Shpata, shum vite para ardhjes së osmanëve. Shumë priftërinjë gjithmonë brengoseshin nga islami, dhe mallkonin ardhjen e myslimanëve në Evropë prej nga umujadët e deri te osmanlijtë. Priftërinjtë shqiptar që inspiroheshin nga jeta e inkuizitorëve dhe librat e shkrimtarëve të famshëm si Dante Alighieri, që radhiti profetit tonë në rrethin e 8-të të ferrit, dhe të njejtat ideologji i përcollën deri sot, prej nga Pjetër Bogdani e deri teAnton Kçira, me të njejtin synim që kishin, ta zhdukin kulturën islame nga faqja e dheut.

Mitin e islamit tradicional dhe vehabizmit, që e shpikën disa njerëz keqadashës, që injorantët ju shkojnë pas bishtit të tyre, kërkojnë izolimin e islamit si në burg, dhe imponimin e moralit të prishur perëndimor, në mënyrë që të civilizohet populli jonë që Evropa të na sheh si evlija dhe të përshtatshëm në bagazhin e tyre. Sipas tyre, ne myslimanët që praktikojmë islamin brenda ligjeve që na premton kushtetuta, ne jemi ekstrem përsëri dhe fondamentalist, dhe akuzohemi se paguhemi nga jashtë për një mjekër dhe shami. Po problemi nuk qëndron te etiketimet dhe shpifjet nëpër media(sikur të ishte vetëm ashtu), por problemi është kur ata futën në jetën personale dhe ti cënojnë të drejtat e tua të cilat kushtetuta e shtetit të korruptuar i premton. Kryeislamofobët si Blerim LatifiFahri XharraAlma LamaHalil Matoshi etj, na akuzojnë për arabizëm kur kërkojmë të drejtat e vajzave me shami, shami e cila u bart me shekuj me rradhë, kurse kur vie puna te disa ligjerime të hoxhallarëve në lidhje me Nënë Terezën, e cila ishte poashtu me shami ku fotografia e saj vendoset në institucione shtetërore, atëherë laiciteti nuk është valid, ligjet imagjinare që i përpilojnë vetë nuk vlejnë(bëhet fjalë për ligjet që i shpikin vet, dhe nuk kanë bazë ligjore në kushtetuten e shtetit), kontradikta pa fund, fillojnë të ulërasin me nacionalizëm të shekullit të 20-të, dhe tregohen palaço para perëndimorëve. Për ta më me rëndësi është antikiteti, se sa shkollimi i femrave shqiptare ku prej tyre mund të dalin studiuese të mëdha siç kemi dhe raste të ndryshme. Pra, me pak fjalë, sipas logjikës së tyre të mykur, shamia është një bllokim për importimin e modernizimit, dhe medoemos duhet të distancohen shqiptarët nga ajo, duke mos ju lënë mundësi vullentarëve të tjerë të mbulohen.

Sipas tyre, mysliman i mirë je vetëm nëse pranon se feja të erdhi me dhunë, ta pranoshSkënderbeun si hero, dhe ta adhurosh Nënën Terezë. Duke ju vënë kusht myslimanëve për këto gjëra, gjeneratat e reja vetëm po shkojnë duke u ndikuar nga trushpërlarja e tyre. Sot është shumë vështirë t’i tregohet dikujt diçka që është në kundërshtim me atë që është gënjyer në shkollë, për shembull unë mbaj mend prej në klasën e 3-të apo 4-të, mësuesja na thoshte se “Nënë Tereza ishte më e madhe se pejgamberët“. Myslimanët në Shqipëri falen në rrugë ditën e xhuma dhe nuk kanë pushim të paktën një orë për ta falur namazin, kurse ndërkohë në Shqipëri kanë një ditë jo pune me 19 tetor për nderë të Nënës Terezë, ku katoliket atë ditë e shenjtërojnë atë dhe poashtu ju bëjnë davet myslimanëve që ta adhurojnë bashkë. Fëmijëve prej në moshën 9-10 vjeçare ju mësohen festa jo-myslimane, ju mësohet si ta stolisin bredhin dhe ta zbukurojnë shtëpinë me fytyrën e Shën Nikolasit, ju mësohen vjersha për Krishtlindje, vjersha për Babaqafirin, vjersha për Vitin e Ri, njejtë ashtu siç bënin dhe komunistët nëpër shkolla, në një kohë ju mësonin ta adhurojnë Stalinin kurse sot Nënë Terezën, Skënderbeun dhe Ibrahim Rugovën. Dikur Ismail Kadareshkruante poezi për Stalinin, për komunistët dhe sulmonte klerin katolik, si dhe Gjergj Fishtën, kurse sot kërkon nga shqiptarët kthim në krishterizëm, duke sulmuar islamin se perëndimorët kështu na duan. Sa i duan perëndimorët përrallat e Kadaresë u pa në nominimin e çmimit nobël këtë vit. Mirë dhe qartë thot Rexhep Qosja, se kadareve iu ka skaduar afati. Lënda e edukatës fetare shihet si e rrezikshme, ku qëndrimi i tyre le të kuptohet se kanë frike nga zgjimi i gjumit të injorancës, dhe nga “islamizimi” i popullit, kurse propaganda katolike nuk mund të privohet nga sistemi mësimor, e cila ndikon tek fëmijët dhe e kanë shumë veshtirë mos festimin e tyre, sepse e shohin si një festë të tyre.

Me krijimin e shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës, evropianët që na shihnin neve myslimanëve si djaj, vendosën që neve të na lënë në duar të laikëve dhe sllavëve, pra duke na lënë Nënë Terezën si idhujtare, Abrahamat ti kemi si profet, Atifetet të na e çajnë kokën me idiotësira, Ramushet të na thonë se nuk e dimë pse jemi mysliman, të udhëhiqemi nga Car Nikollat dhe Car Dushanat, e kështu me rradhë. Kur shqiptarëve ua permend këto gjëra, të thojnë se ti nuk e don kombin. Po si mund ta don kombin dikush që voton kundër shkollimit të vajzave me shami, kundër ndërtimit të xhamive apo pro projektligjit për ndalimin e ezanit? Kur shqiptarët do të ngriten kundër këtyre marrëzirave? Kur shqiptarët do ta kuptojnë se nuk shitet imani me para? Shqiptarët që nuk donin të ndaheshin nga feja në regjimin e rreptë të Enver Hoxhës, shpërnguleshin nëpër male dhe shpella, kurse sot ne çfarë po bëjmë? Kur do t’ua shqyejmë ne shqiptarët komplotet që i kurdisin kundër neve, sikur boksieri Aziz Salihu qe ja shqeu dekoratën Jahjagës? Gjëja që më mundon mua është se, pse njerëzit që nuk i kushtojnë rëndësi besimit fetar, kërkojnë që edhe neve të bëhemi materialist? Edhe sa do të zgjat ky regjim despotik? Thuhet se dinozaurët do të ringjallen, shihet se edhe ata janë bezdisur nga çmenduria që po kalon njerëzimi.

Autor: Ardit Osmani

Lajme të ngjashme

Back to top button