Ministri i Financave Minoski: Kriza ndikon ndaj ekonomisë, i domosdoshëm korigjimi i arkës shtetërore

Paqartësia në situatën politike siguisht do të ketë efekt ndaj ekonomisë dhe aktvitetit ekonomik, për shkak se do të riformësohet arka shtetërore.

Këtë e theksoi ministri i Financve, Kiril Minoski thotë se ndërmarrjet përmbahen nga investimet, qytetarët nga konsumi i të mirave të përhershme, bankat janë më prudente gjatë dhënies së kredive.

“Në tremujorin e parë, edhe krahas aktivittit solid ndërtimor, ka ulje të bruto-investimeve. Ai kudjes në prag të paqartësisë politike mund të kontribuojë për rritje më të vogël ekonomike nga e pritura. Vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti patëm shkallë të larta të rritjes së prodhimtarisë industriale, por në prill, edhe pse pozitiv, rritja e industrisë u ngadalësua. Moment pozitiv është që eksporti vazhdon të rritet me shkalla solide të rritjes, falë eksportit nga zonat e lira ekonomik”, thotë Minoski.

Ai shtoi se qëllimi i Qeverisë është të sigurojnë likuiditt të sektorit privat përmes pagesës së rregullt të rrogave, pnesionve, subvencionev, ndihmë sociale, si dhe ruajtjes së nivelit adekuat të shpenzimeve kapitale në mënyrë që të ruhet rritja ekonomike.

Ai në intervistën me pikëpamje naj situatës politike paralajmëron se duhet të bëhen korrigjime në arkën shtetërore.

“Edhe krahas politikave të vendosur të shëndetshme ekonomik, kriza politike filloi t’i japë rezultatet. për këtë shkak duhet të bëhen korrigjime në arkën shtetërore dhe ne këtë do ta bëjmë. Ribalanci do të jetë përgjigje ndaj efekteve nga kriza politike, përkatësisht reagim i ngadalësimit të rritjes përmes mbështetjes së konsumit privat dhe investimeve publike. Investimet kapitale mbeten në nivel të lartë, më lartë se vitin e kaluar. Vazhdojmë me ndërtimin e  autostradve, rrugëve rajonale, rrugëve lokale, me rikonstruimin e hekurudhës, me ndërtimin e shkollave, spitaleve”, thekson Minoski.

Ai shton se në pajtim me praktikën tashmë të vendosur, si edhe çdo vit edhe këtë do të realizohen ngritjet e paralajmëruara të nihmës sociale në korrik dhe pensioneve në shtator.

Për atë nëse do të editoht euroobligacion i ri, minsitri thotë se duke pasur parasysh projeksionet e korrigjuara për rritje dhe prolongim të krizës politkke në ven, Qeveria i dha mandat Minsitrisë së Financave ta hulumtojë tregun për editimin e euroobligacionit dhe se në periudhën në vijim kipi nga Minsitria e Financave do ta hulumtojë tregun dhe nëse krijohen kushte të volitshme, do të emetohj euoobligacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button