Shqipëri, 2014-a nis me aksident vdekjeprurës

Edhe pse policia rrugore në orët e para të këtij vitit ka hequr lejen e drejtimit për 25 drejtues automjetesh, përsëri aksidentet fatale nuk janë ndaluar. Viti 2014 ashtu si në shumë ditë të vitit që lamë pas ka njollosur me gjak rrugët e vendit.

Në orët e para të ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente të rënda automobilistike, ku është shënuar një i vdekur dhe dy të plagosur.

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në rrugën Tiranë-Durrës. Gëzim Rexha ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë ka mbetur i vdekur.

Ndërsa në Tiranë, një automjet është përplasur me një shtyllë pranë Zogut të Zi, ku për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur. Të aksidentuarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button