CIVIL: Ivanov duhet të dorëhiqet

CIVIL – Qendra për liri është e neveritur nga paraqitja më e re e presidentit Gjorge Ivanov.

Nga CIVIL i  bëjnë thirrje Ivanovit të japë dorëheqje dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

“Ai jo vetëm se tregoi një papërgjegjësi të skajshme, por edhe më tej e komplikon gjendjen në Republikën e Maqedonisë. Ivanov, përgjegjësinë për gjendjen serioze në të cilën është vendi, e për përshkallëzimin e të cilës kontribuoi pikërisht ai, ia kalon opozitës, shoqërisë qytetare dhe miqve ndërkombëtarë të Maqedonisë. Ka ardhur koha që kjo të ndalet! Gjorge Ivanov… Njeriu për të cilin ekzistojnë indikacione serioze se është zgjedhur me mashtrim zgjedhor. Njeriu, i cili me veprimet e tij gjatë viteve të kaluara shkaktonte turp te qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Njeriu, i cili me heshtjen e tij shumëvjeçare u bë bashkëpunëtor në robërimin e shtetit nga partia, e cila i vjedh zgjedhjet. Njeriu, i cili kur filloi të flasë dhe të veprojë, i shkaktoi edhe më shumë dëme demokracisë, imazhit të shtetit, e shkeli Kushtetutën dhe ligjet, e suspendoi rendin shtetëror…Ky njeri tani kërcënohet edhe me ushtrinë!”, thuhet në reagimin e organizatës.

“Në arsyet se pse ka vendosur ta sjellë vendimin për abolicion, Ivanovi, në tentimin e tij qesharak të duket si strateg i luftës, tha se ka mundur të zgjedhë të veprojë në mënyrë “reaktive” dhe të rijë “anash”, çka do që do të thotë kjo, ta angazhojë Armatën për menaxhim të krizës së brendshme, por se kjo do ta sillte në pyetje sigurinë e shtetit për shkak të ardhjes së “milionave” refugjatë.

 

ata theksojnë se presidenti Ivanov po bëhet shumë i rrezikshëm për shtetin dhe shoqërinë e Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë po ballafaqohet me krizë serioze, e cila po përshkallëzohet me çdo paraqitje të re të Ivanovit. Ne jemi krenarë që një përfaqësues i despotizmit kërcënohet edhe me armatë. Kjo është edhe një dëshmi më tepër se pushteti, në mungesë të argumenteve, është i gatshëm të përdorë mjetet më ekstreme që t’i heshtë qytetarët, të cilët kërkojnë drejtësi, liri dhe demokraci”, shkruhet më tutje në reagim.

Nga aty përkujtojnë Ivanovin dhe të gjithë të cilët qëndrojnë pas kërcënimeve të tija, sic thonë ata, të çmendura, se Armata e Republikës së Maqedonisë dhe policia, janë struktura të sigurisë të cilat u takojnë të gjithë qytetareve dhe qytetarëve në vend.

“Ata janë betuar se do ta mbrojnë Kushtetutën, ligjet dhe sigurinë e të gjithëve në mënyrë të barabartë, e jo të shërbejnë si ushtri private e Ivanovit dhe pronarëve të tij”, përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button