Chelsea rrit presionin për Guarin

Mediat angleze raportojnë se Chelsea është duke e përgatitur një ofertë prej 18 milionë eurosh për Interin dhe mesfushorin Fredy Guarin, pas dy ofertave tjera të dështuara.

Vet Guarin është shprehur se Mourinho është trajneri numër një në botë dhe kjo e ka shtyrë edhe më shumë portugezin që të dërgojë një ofertë të rritur në 18 milionë euro për mesfushorin.

Për të rritur këto spekulime, është konfirmuar se Michael Essien është pranë largimit, pasi agjenti i tij ka bërë të ditur se shumë klube evropiane po e kërkojnë atë.

Me shitjen e Guarin Interi do të arrinte të mblidhte të holla për blerjen e Erik Lamelas nga Tottenhami.

Lajme të ngjashme

Back to top button