Jankullovska: Nata e vitit të ri kaloi qetë pa incidente të mëdha

Nata e vitit të ri ka kaluar në një atmosferë të qetë dhe festive, pa ndonjë incident të madh, ka vlerësuar ministrja e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e cila e vizitoi stacionin policorë në Qendër, ku është informuar me të gjitha aktivitetet dhe incidentet gjatë natës së mbrëmshme.

“Në territorin e Republikës së Maqedonisë janë regjistruar 20 shkelje të prishjes së rendit dhe qetësisë, numër që është më i ulët se zakonisht, në ditët kur nuk është festë. Në Shkup janë regjistruar 4 shkelje dhe disa ndeshje në komunikacion pa ndonjë pasojë serioze. Numri i incidenteve në qytetin e Shkupit ka rënë në mënyrë drastike”, informoi Jankullovska.

Lidhur me sulmin e Ndihmës së Shpejtë, ministrja shtoi se policia ka informacionet e para dhe së shpejti do të zbardhet rasti.

Janë regjistruar edhe disa tentime për vjedhje, por sërish policia ka intervenuar dhe është parandaluar ndonjë incident më i madh, informoi Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button