Greqia prej sot merr presidencën me BE-në

Greqia po merr sot në duart e saja presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Evropian (BE), me një buxhet modest dhe me pritje edhe më modeste nga vendi ballkanik. 

Të vetëdijshëm se shumica në Union i shohin grekët si komb, që për shkak të borxhit dhe korrupsionit ka tërhequr edhe shtete të tjera në krizë ekonomike dhe financiare, ata premtojnë se kryesimi i tyre do të jetë spartan.
 
Madje, për shpenzimet që kërkon presidenca e radhës, Athina ka caktuar një buxhet rekord të ulët me vlerë vetëm 50 milionë euro, që është 10 milionë më pak nga ai i Irlandës, që dorëzon presidencën.

Në mënyrë drastike është ulur edhe numri i nëpunësve në misionin grek pranë BE-së. Jozyrtarisht, diplomatët grekë mënjanimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) e justifikojnë me mosmarrëveshjet shumëvjeçare të Athinës me Maqedoninë për emrin dhe me Turqinë për Qipron.

Lajme të ngjashme

Back to top button