Sulmohet automjeti i ndihmës së shpejtë, lëndohet shoferi

Automjeti i ndihmës së shpejtë mbrëmë në mesnatë u sulmua pran Qendrës për të varur nga droga në lagjen Kisela Voda. Sulmuesit kanë plagosur rënd shoferin  e automjetit, ndërsa kanë thyer xhamat e makinës së ndihmës së shpejt.

Sipas të dhënave të Departamentit të Emergjencave, shoferi i automjetit kishte një krah të thyer dhe tronditje në kokë . Brenda natës i është kryer një ndërhyrje  kirurgjike  në Klinikën e Traumatologjisë.

Policia informoi se ekipi i ndihmës së shpejtë është  sulmuar nga persona akoma të panjohur.

Shoferi është sulmuar fizikisht me grushte, ndërsa infermierja  nuk u lëndua.

Lajme të ngjashme

Back to top button