Jemen, 2 milionë fëmijë të privuar nga arsimi

Njoftohet se në Jemen, për shkak të luftës së brendshme në vend, 2 milionë fëmijë janë të privuar nga arsimi dhe se që nga marsi i vitit 2015 rreth 178 mijë njerëz janë larguar nga vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Jemen pranë Kombeve të Bashkuara (OKB) të publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter, bëhet të ditur se për shkak të luftës së brendshme në vend rreth dy milionë fëmijë janë të privuar nga arsimi. Gjithashtu në të njëjtën deklaratë theksohet se numri i njerëzve që janë larguar nga vendi që nga muaji mars të vitit të kaluar ka arritur në 178 mijë.

Në deklaratën në të cilën bëhet thirrje që në përleshjet të armatosura palët mos të sulmojnë institucionet arsimore dhe zonat civile, theksohet se duhet që mos të shkelen drejtat e njeriut dhe të mbrohen të drejtat e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button